Basha barazon Prokurorinë e Kosovës me atë të Serbisë: Po e trajtojnë njëjtë Radojiçiqin

06 janar 2024 | 13:42

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka tërhequr paralele mes vendimeve të Prokurorisë Speciale në Kosovë dhe asaj në Serbi për Milan Radojiçiqin.

“Prokuroria në Serbi e lë Radojçiqin të qarkulloj lirshëm! Edhe në Kosovë njejtë, Prokuroria jonë ia pat tërheq fletëarrestin derisa ai kontrollonte krimin në veri!”, ka shkruar Basha.

Ai ka pyetur kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn se “cili është sekreti që të lihet Radojiçiq i lirë?”,

“Kryeprokuror, çkado që na tregon nuk është më sekrete, përndryshe më shqetëson fakti që prokuroria jonë dhe ajo në Beograd ka trajtim të njejtë ndaj një krimineli si Radojçiç!”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet nordike janë përballur gjatë ditëve të fundit me të…