Basha e mbyll protestën me himnin dhe simbolin e shqiponjës (Video)
Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Elbasan, në Durrës, në Dibër, në Tropojë dhe në Sarandë, anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë!.
Këto ishin fjalët përmbyllëse të mitingut të zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas para Kryesisë së Kuvendit, ku Lulzim Basha dhe deputetët e tij, së bashku me ata të aleatëve, kanë dorëzuar mandatet parlamentare, e që fundin e pati në selinë e Partisë Demokratike.
Por, ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë kreu i opozitës duket se është kapluar nga emocionet, teksa nisi të këndonte himnin kombëtar së bashku me mbështetësit e demokratëve të pranishëm.
Siç mund ta ndiqni edhe në video, gjithçka mbyllet me simbolin e shqiponjës me duar, duke na kujtuar momentet drithëruese të fillimit të ndeshjeve të Kombëtares kuqezi, aty ku në fakt shpeshherë është tenori Kastriot Tusha që këndon himnin. /TCh/