Basha e quan ‘fasadë’ mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë
Sot (e premte) mblidhen Kuvendet e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka dalë me një deklaratë kritikuese për bllokimin e propozimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë për ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për mbrojtjen e Kosovës.
“Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare. Shqipëria ka detyrimin të ndihmojë Kosovën në këto momente të rrezikshme, kur rreziqet gjeostrategjike po përshkallëzohen nga Beogradi dhe Moska”.
“Vizita në Kosovë nga qeveria dhe shumica parlamentare është vetëm një fasadë kur në të njëjtën kohë ata bllokojnë propozimin tim për ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për mbrojtjen e Kosovës”, shtoi ai.
“Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare. Shqipëria ka jo vetëm mundësinë, por edhe detyrimin të ndihmojë Kosovën në këto momente të rrezikshme, kur Beogradi dhe Moska përshkallëzojnë rreziqet gjeostrategjike.
Fjalët e mëdha dhe shfaqjet mediatike nuk i shërbejnë Kosovës. Ajo që i duhet është mbështetja jonë me veprime konkrete – si propozimi për financimin e sigurisë së saj. Le të tregojmë me vepra se siguria dhe e ardhmja e Kosovës janë prioriteti ynë kombëtar”, ka thënë Basha.