Basha fton qytetarët për protestën e sotme të opozitës
08 korrik 2019
| 11:42
Lideri i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka ftuar qytetarët shqiptarë që që të bëhen pjesë e protestës së sotme para Kryeministrisë.
Ai ka thënë se padrejtësisë do t’i përgjigjen me qëndresë qytetare.
“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do t’ua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, ka shkruar Basha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/