Basha hesht për burgosjen e Salianjit

28 shtator 2024 | 20:14

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24 me gazetaren Nisida Tufa ka komentuar dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji, por edhe reagimet që kanë ardhur pas vendimit.

Sa i takon Bashës, ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me vendimin për Salianjin.

Gjekmarkaj u shpreh se me këtë veprim ai tregon se është pro disa personave, bashkëpunëtorë të ish-kryedemokratit që “duartrokasin vendimet politike të një trupe gjyqësore politike të turpshme”.

Më tej, Gjekmarkaj u shpreh se me heshtjen e tij Lulzim Basha ka treguar një akt pafytyrësie.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i…