Basha: I bëra thirrje Berishës t’i thërriste mendjes, por e kaloi vijën e kuqe

16 janar 2022 | 13:38

Vija e kuqe e tejkaluar nga ish-kryeministrit Sali Berisha për kreun e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ishte protesta e dhunshme e 8 janarit.

Basha është shprehur se i ka bërë thirrje Berishës dhe mbështetësve të tij se dhuna nuk është zgjidhja, por sipas tij vija e kuqe u kalua.

“Ti thërriste mendve të kokës dhe të mos vendoste interesat e veta mbi interesat e demokratëve. Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Me dhunë as nuk mund të shantazhohen, as zaptohen dhe as detyrohen demokratët apo institucionet e demokratëve”, ka thënë Basha.

Gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Fier, Basha ka thënë se protesta e dhunshme e 8 janarit ishte traumatike, por thekson se zgjodhën të ardhmen.

“Jam thellësisht mirënjohës për praninë në këtë sallë të themeluesve të PD, në të gjitha degët e Fierit, të atyre që në ditët më të vështira, por edhe në ditët më të bukura, të kohërave më të çmendura, por edhe kohërave të mendimit më të pastër, të ndryshimit të madh 90-91 janë sot këtu krah për krah bijave, nipërve e mbesave të tyre. Ju them nga zemra faleminderit. Faleminderit për praninë tuaj në këtë takim, që ka një rëndësi të veçantë dhe është domethënës, sepse është i pari që zhvillojmë pas një ngjarjeje traumatike për demokratët, shqiptarët, siç ishte ajo e 8 janarit. Me praninë tuaj, me zërin që ushton, me sytë plot shpresë nga e ardhmja që kemi vendosur të ndjekim, duke lënë pas hijet e të shkuarës, nga Fieri oshtinë sot mesazhi se zgjedhim të ardhmen për veten tonë, për partinë tonë dhe për familjen tonë politike”, është shprehur Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia ditët e fundit është goditur nga një sërë lëkundjesh…