Basha i hakmerret Berishës, shkarkon 11 kryetarë të degëve nga Gjirokastra deri në Tropojë
11 dhjetor 2021
| 19:02
Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme ka shkarkuar 11 kryetarët e degëve, të cilët sikurse bëri me dije një ditë më parë sekretari Bardhi, nuk kishin kryer detyrat e tyre lidhur me organizimin e kuvendit të datës 18 Dhjetor.
Është fjala për kryetarët e degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur në parti këtë pasdite kryesinë e partisë. Sikurse është bërë e ditur në këtë mbledhje kanë munguar mbështetësit e Berishës që u panë sot në kuvend mes të cilëve Edi Paloka, Belind Këlliçi, Aldo Bumçi, Flamur Noka, Gerti Bogdani, Ervin Minarolli apo Ledina Mandija./Opinion.al