Basha i LV-së: Kosova vuan për saldues
Deputeti i LV-së, Dimal Basha, ka folur për tregun e punës dhe profesionet që mungojnë në Kosovë.
Ai tha që Kosova vuan për zanatli, për saldues.
Sipas tij, shkollimi dual ka filluar në 20 shkolla dhe kjo është një nismë e mirë dhe tha që janë në binarë të duhur.
Basha tutje tha që edhe në shëndetësi kanë filluar investimet duke marrë si shembull QKMF-në e Ferizajt.
Ai shprehi shqetësimin që shumë projekte më parë kanë filluar pa u bërë shpronësimi.
Basha tha që në Ferizaj është dhënë kontrata për ndërtimin e spitalit në kundërshtim me PZhK-në.
“Është nënshkru kontrata 9 milionë euro, 9 milionë euro veç armaturë shkojnë. Është hap gërmadha dhe është bllokuar projekti, pra është nis keq. Tani janë ndarë gati 20 milionë euro dhe do të kryhet”, tha Basha. /Gazeta10