Basha i LV-së: Miqtë munden me na tregu për plot sene, veç për Serbinë jo!
Dimal Basha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, që më shumë duket një qëndrim kufizues ndaj aleatëve të Kosovës.
Sipas Bashës, miqtë e Kosovës munden të tregojnë për shumë gjëra, por jo edhe për Serbinë. E gjithë kjo, për shkak se, sipas Bashës, askush në botë nuk e njeh më mirë Serbinë se populli shqiptar.
Në fund, si duket për ta përforcuar mendimin e tij, Basha shkruar “PIKË!”, që përdoret si shenjë e vulosjes së qëndrimit apo pamundësisë për të ndryshuar qëndrimin e sigurt.
“Miqtë tanë mundet me na mësuar për plotë sene, mundet me na tregu për hunin e konopin, ama veç për Serbinë jo! Nuk ka kush në botë që e njeh Serbinë më mirë se populli shqiptar! PIKË!”, ka shkruar Basha në “Twitter”.