Basha i ofron Kurtit bashkëpunimin e opozitës shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha është takuar në Tiranë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit, Basha ka thënë se opozita shqiptare e ka prioritet bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës.
“E sigurova (Kurtin) se për PD-në dhe opozitën prioritet për bashkëpunim me Kosovën janë të qarta. Ne do bëjmë gjithçka për tregti të lirë, për të ndalur shpopullimin që është produkt i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Po ashtu mbështesim procesin e njohjes së Kosovës, për vizat, për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare. Qytetarët e Kosovës mund të mbështeten te ne për çdo ndihmë. Sot në opozitë dhe nesër në qeverisje”, ka thënë Basha.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të bashkëpunojnë me Shqipërinë për të mirën e qytetarëve.
“Do bashkëpunojmë, për të mirën e qytetarëve. Do të jemi në shërbim të tyre, për të ngritur mirëqenien”, ka thënë Kurti.