
Basha i përgjigjet Ramës: Lëri shpifjet, pse nuk e hap Covid 4?
08 nëntor 2020
| 13:22
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka reaguar kryeministrit Edi Rama, i cili e ka pyetur liderin e opozitës se çfarë dosje ka përgatitur “për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të”.
Përmes një postimi në “Twitter”, Basha i kërkuar Ramës që t’i lë lojërat politike dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me situatën e shkaktuar nga Covid-19.
“Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, ka shkruar Basha.