Basha i reagon Ramës: Kosova s’ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat

09 shkurt 2024 | 12:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për qëndrimin e fundit që ai ka pasur rreth seancës të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Basha ka thënë se Rama flet si perëndimor derisa vepron si lindor.

Ai  ka thënë se aleatët strategjikë e trajtojnë Kosovën si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale e euroatlantike, por sipas Bashës vetëm Edi Rama nuk e trajton si të tillë.

Basha ka thënë se Kosova s’ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për një përkrahje konkrete.

“Flet si perëndimor, vepron si lindor. Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, evropiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë. Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cenim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë. Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete”, ka shkruar Basha në rrjetet sociale.

Në fund të reagimit, Basha ka shkruar se për Shqipërinë s’ka kërcënim më të madh të sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni e varfëria.

“Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti”, ka shkruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të ftuarit në “Jimmy Kimmel Live” kurrë nuk dinë nga…