Basha i shkon Metës në zyre
11 shtator 2019
| 12:21
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është parë të hyjë në selinë e presidentit Ilir Meta.
Burime brenda në Presidencë i kanë thënë “Top Channel”-it se takimi në mes të tyre ka zgjatur 60 minuta.
Takimi vjen në një moment kur ka një lëvizje të fortë jashtë vëmendjes publike për të ndërmjetësuar një zgjidhje të krizës.
Po ashtu, ky takim ka ndodhur dy ditë pas dëshmisë së presidentit Meta në Kuvend.
Burime për “Top Channel” kanë konfirmuar se kanë qenë pikërisht temat e zgjidhjes së krizës politike dhe prania e delegacionit të Komisionit të Venecias në Tiranë, që janë diskutuar midis Metës dhe Bashës.