Basha: Kemi një rritje të votave të PD-së

26 prill 2021 | 13:17

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, përsëri është shprehur i bindur se kanë dal fitimtar në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Sipas tij, rezultatet tregojnë se kanë të bëjnë me një humbje të thellë të Partisë Socialiste. “Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS-së dhe një rritje të numrit të votave për PD-në e koalicionin për Ndryshim. Ky është fillimi, pas kutive ku shpresonin që ishin bastion por qartësisht u ndëshkuan, si zona 10 në Tiranë”, ka deklaruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tjetër fitore për Brooklyn Nets në NBA me skuadrën nju-jorkeze…