Basha kërkon zgjedhje të parakohshme
Tetë muaj nga zgjedhjet lokale, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), Lulzim Basha i është rikthyer idesë së zgjedhjeve të parakohshme.
Në takimin me fermerë të Vaut të Dejës, lideri i opozitës, ka thënë se e sheh mundësi që zgjedhjet lokale dhe parlamentare të mbahen në të njëjtën ditë.
“Një test i madh po afron. Vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare e mirë, në të njëjtën kohë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam këtu për tu komunikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mençuri të drejtën e zgjedhjes së drejtuesve të duhur si në nivel lokal edhe qendror”, ka thënë Basha.