Basha, KGjK-së e KPK-së: Do t’i zbatoni ligjet që votohen në Kuvend. Pikë

28 qershor 2022 | 08:30

Deputeti i LV-së, Dimal Basha, u ka reaguar përsëri Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës i kanë reaguar bashkë Bashës dje, i cili i krahasoi gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës me ata të kohës së lider famëkeq serb, Sllobodan Millosheviq.

Një shkrim i Bashës me datë 24 qershor i ka shtyrë KGjK-në dhe KPK-në të dalin me një deklarim të përbashkët, ku e dënojnë gjuhën e deputetit Basha.

Këto dy sisteme u kanë kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta respektojnë pavarësinë e tyre.

Mirëpo Basha ka thënë se është e frikshme se si kanë dalë me një reagim të tillë ato dhe i ka quajtur ata “kapadai”.

“Deklaratën e këshillit e marr pak me dyshim bile është e frikshme se qysh një këshill del e thotë nuk besojmë në ndryshime ligjore nga Kuvendi i Kosovës, që ka mandat për atë punë bile kemi mendime edhe nga komisioni i Venecias, e këta kapadai dalin e nuk e respektojnë”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Këshilli i zbaton ligjet e Republikës së Kosovës që votohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pikë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Albulena Haxhiu punon 16 orë në ditë për me qit…