![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/WH-Dimal-Basha-110-600x360-1.jpg)
Basha komenton deklaratën e Hysenit: Mirë i kemi punët kur e mendon kush na ka përfaqësu në bisedime
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kritikuar ish-kryenegociatorin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Skender Hysenin, duke thënë se “tepër mirë i kemi punët kur e mendoj që soji i Skender Hysenit na ka përfaqësu”.
Reagimi i Bashës vjen, pasi Skender Hyseni ka thënë se “deklarata e Vjosa Osmanit është e njëjtë me atë të Millosheviqit”, duke iu referuar reagimit të presidentes ndaj Shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
“Tepër mirë jemi kur ta mendoj që soji tij na ka përfaqësu në bisedime. Vazhdoj me qenë i dëshpërum që s’jemi anëtarësu në UNESCO me pas fut këtë specie të rrallë bashkë me harmonikën e tij”, ka thënë Basha në një postim në Facebook teksa e ka cituar edhe një deputet gjerman i cili ka mbrojtur të drejtën e Kosovës për shtirjen e sovranitetit.
E më i ashpër se Basha ka qenë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e ka mallkuar Hysenin duke i thënë “Zoti tmerroftë”.