Basha kritikon Borellin pas tri kërkesave që ia bëri Kosovës, i kërkon opozitës të reagojë

02 qershor 2023 | 12:37

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kritikuar kërkesat e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borell, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, marrëveshjen me serbët për zgjedhjet e reja dhe nisjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Basha ka thënë se këto janë kërkesa të pasinqerta të Borellit dhe si të tilla duhet të kritikohen, pa marrë parasysh që Borelli është zyrtar i lartë i BE-së.

Në këtë kontekst, Basha ka kritikuar edhe partitë opozitare që sipas tij nuk e kanë thënë asnjë fjalë kundër kërkesave të Josep Borellit.  Pavarësisht, kritikave, Basha ka kërkuar nga opozita që t’i reagojë Borrellit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer kontroll në një…