Basha kritikon KPM-në pas vendimit për rikthimin e ‘Arenës’: Superskandal, ftoj prokurorinë ta hetojë
08 shkurt 2024
| 11:14
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar në mënyrë kritike vendimin e Komisionit të Pavarur të Medieve (KPM) për rikthimin e kanaleve të “Arenës”, kompani e lidhur me telekomin e Serbisë.
Basha ka shkruar në “Facebook” se ky vendim “është superskandal”.
Në këtë kontekst, Basha ka ftuar prokurorinë që të hetojë anëtarët e KPM-së të cilët e kanë votuar këtë vendim.