Basha-Kryemadhi: Nesër protestë madhështore, s’ka dhunë
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, së bashku me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi në një dalje të përbashkët për medie u kanë bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e nesërme, duke theksuar se nuk ka asnjë skenar dhune.
“Nuk do të jetë luftë, as spektakël. Unë do të jem bashkë me familjen”, theksoi Basha, ndërsa shtoi se në protestën e nesërme opozitën, pavarësisht dallimeve, e bashkon dëshira për ndryshim. Për çdo informacion e ‘fake news’ që shpërndahet për një skenar ndryshe nga ai i një proteste shpreh panik. Paniku është i justifikuar, pasi nesër do të marrë formë bashkimi i madh i shqiptarëve për ndryshim, pavarësisht dallimeve. Ne na bashkon dëshira për ndryshim. Shqiptarët e kanë kuptuar kështu nuk vazhdohet më. Balanca është vendosur në krahun e shqiptarëve të ndershëm. Nuk ka më institucione që mund të mbajnë peng të ardhmen”, ka thënë Basha.
Ndërsa Monika Kryemadhi, ka theksuar se nuk do të ketë më dhunë, vuri në dukje se do të marrin masa të mos jemi pre e provokimeve. (TCh)