Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm
Pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti Ilir Meta, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thënë se tani është koha që të luftojmë dhe se largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.
“Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Ora e Shqipërisë si e gjithë Evropa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 qershorit u anuluan! Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standardeve dhe vlerave evropiane. Pengesa e vetme për në Evropë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm”, ka shkruar Basha në llogarinë e vet në “Facebook”.