Basha me mesazh mirënjohës për kongresmenin Engel
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, i ka shprehur mirënjohjen kongresmenit Eliot Engel, i cili pas 32 vitesh do të lërë Kongresin Amerikan.
Basha e ka falënderuar mikun e shqiptarëve për mbështetjen gjatë tri dekadave të Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur z. Eliot Engel. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë tre dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende”, shkruan Basha në llogarinë e vet në “Twitter”.
My deepest gratitude to our precious friend and strong advocate @RepEliotEngel. Thank you for your indispensable support over 3 decades, leading to 🇽🇰 independence & democratic transition in 🇦🇱,including NATO membership. Looking forward to continuing our unfinished work together! pic.twitter.com/tO5Tsis1Lp
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 3, 2021