Basha: Media në Shqipëri është e kapur

29 mars 2019 | 16:21

Në diskutimin për “Lirinë e medies në funksion të mbrojtjes së demokracisë”, kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha përballë gazetarëve e ka vlerësuar medien jo të pavarur.

“I kanë kapur të tre pushtetet, kanë kapur edhe pushtetin e katërt, që është media. Media e kapur është problemi, zgjidhja nuk është vetëm çlirimi i medies, por çlirimi i shoqërisë, çlirimi i demokracisë nga kjo kapje totale”, ka thënë Basha.

Për Bashën media nuk pasqyron interesat e publikut, por ato vetjake.

“Së pari siguria e gazetarëve. Së dyti problemi i vetëcensurës dhe autocensurës për shkak të trysnisë politike dhe varësisë direkte dhe indirekte për të ardhurat e shumë mediave nga pushteti. Së treti problemi i përdorimit të medieve për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për avancimin e interesit publik”, ka deklaruar Basha.

Madje, Basha ka pretenduar se opozita është duke e zëvendësuar vetë medien në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë e javës së 24-të,…