Basha: Mos ta shohim Amerikën, por Kosovën dhe të veprojmë pa vonesë

31 mars 2020 | 14:00

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, në komunikimin me gazetarët ka theksuar sot se në situatën që po kalon vendi, shtresat në nevojë, por jo vetëm, edhe biznesi i vogël e i madh, duhet të marrin ndihmë dhe jo fjalë.

“Si mundet që Shqipëria t’i dalë para pasojave të koronavirusit e të mos i shkojë pas. Jo tjetër flasim e tjetër bëjmë, asnjë qindarkë nuk është shpërndarë te njerëzit në nevojë, njerëzit kanë nevojë për mbështetje financiare, për para. Ku ti gjej paratë? Anulo 120 milionë euro kontrata koncesionare, sot e ke krejt të mundur ti anulosh me ligjin për fatkeqësinë natyrore. Rialoko 140 milionë euro nga investimet publike dhe shpenzimet e luksit që nuk janë domosdoshmëri në kohë krize, kjo do të mjaftonte për të administruar 3 muaj, por buxheti ka edhe rezerva të tjera për të përballuar krizën”, ka thënë Basha.

Ai ka thënë se në këtë aspekt duhet të shikohet se çfarë po bën Kosova.

“Mos të shohim Amerikën, të shohim Kosovën dhe të veprojmë pa vonesë, nga opozita ka vetëm bashkëpunim, se të propozosh zgjidhje dhe të nxitësh për zgjidhjen e tyre është bashkëpunimi dhe detyrimi ynë për interesin e qytetarëve”, ka deklaruar Basha./TopChannel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Gani Demaj, përmes një postimi…