Basha ndan foto me Gashin dhe Tahirin nga KE-ja: Me shpresë për një lajm të mirë për Kosovën

24 prill 2023 | 15:16

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka ndarë sot pamjet nga Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku shihet nën praninë e krerëve të grupeve parlamentare nga Kosova të LDK-së, Arben Gashi dhe AAK-së, Besnik Tahiri.

Basha do të marrë pjesë së bashku me delegacionin nga Kosova në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të shqyrtohet aplikimi i Kosovës në këtë organizatë.

Me këtë rast, Basha ka thënë se ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme të KE-së, me shpresën me një lajm të mirë për Kosovën.

“Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, me shpresën se sot do të kemi lajm të mirë nga Komiteti i Ministrave që sot vendos mbi pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Basha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka…