Basha në KiE: Nëse dështojmë me Ukrainën, i vjen radha Ballkanit
25 janar 2024
| 08:12
Deputeti i Shqipërisë, Lulzim Basha, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e vuri theksin për më shumë mbështetje për Ukrainën. Ai ka theksuar se nëse dështohet me mbështetjen ndaj Ukrainës, rreziku është i larët dhe se “Ballkani do të jetë i radhës”.
“Mos gaboni, rreziku është i lartë. Nëse dështojmë për të mbështetur dhe fuqizuar Ukrainën do ta paguajmë shtrenjtë. Ballkani do të jetë i radhës. Një tentativë tashmë e dështuar për grabitjen e territorit dhe ndryshimin e kufijve ndodhi në shtator të vitit të kaluar. Nuk është një incident i izoluar. Është një përpjekje për të ndryshuar arkitekturën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe sabotuar mbrojtjen Euro-Atlantike të kësaj arkitekture të sigurisë”, ka deklaruar Basha.