Basha në rolin e ‘zëdhënësit’ të kryeministrit, i kundërpërgjigjet Haradinajt për Kurtin

16 gusht 2023 | 11:47

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a është me prokurorin apo me Besnik Mujecin  – asamblisti i LV-së që është kapur me narkotikë dje në Tiranë.

Basha duke e mbrojtur Kurtin, i ka thënë Haradinajt se janë për drejtësi. Në këtë kontekst, ai ka adresuar disa akuza për ish-kryeministrin Haradinaj.

“Ramush, fakti që e kemi shkarku atë djalin kallzon se me kë jemi! Ne jemi gjithë për drejtësi, por prokuroria nuk po është, po zgjedh kënd me ndjek e kënd jo! Për shembull, t’ish kanë prokuroria me drejtësinë, ti sot ishe t’u dhanë përgjegjësi për rritjen e çmimit të shpronësimit të autostradës Kijevë – Zahaq, prej 31 në 42 milionë euro. Me ty në krye keni marrë vendim me pagu 11 milionë euro më shumë, me dyfishim të çmimeve të vetëm DISA parcelave, dhe ky vendim u bë publik me 31 dhjetor, natën e vitit të ri, që me kalu nën radar! Nuk u kanë keq me vet Fatmirin me çka po mirret, se asaj udhe je edhe ti!”, ka shkruar Basha në “Facebook”.

Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olta Gixhari është rikthyer sërish në Shqipëri, ku po shijon…