Basha nga Kalimashi: Do ta heqim traun për Kosovën

02 prill 2021 | 12:48

Këtë të premte, kreu i PD-së, Luzlim Basha është ndalur në tunelin e Kalimashit, i përuruar gjatë qeverisjes së demokratëve, gjatë udhëtimit të tij elektoral për në Kukës.

Në fjalën e tij, Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me vënien e traut, i futi shkopinj nën rrota Kosovës dhe i çoi marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike mes dy shteteve në nivelet më të ulëta.

“Rama do të largohet me votën më masive, nuk bëri asgjë por i futi shkopinj në rrota Kosovë shkatërroi ekonominë tonë uli në nivelet më të ulëta marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve, vuri traun”.

Nga ana tjetër, Basha ftoi qytetarët që të më 25 prill të votojnë Partinë Demokratike për të hequr çdo pengesë mes Shqipërisë dhe Kosovës, që të dy shtet të funksionojnë si një trup i vetëm.

“Sot dua t’ua përsëris të gjithë qytetarëve se vota për PD në 25 prill është vota për heqjen e traut dhe çdo pengesë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kostot e shtuara financiare kanë ulur tregtinë, punësimin. Çdo pengesë do të zhduket dhe ne do funksionojmë si trup i vetëm dhe djemtë e vajzat tona të punojnë me dinjitet dhe Kukësi të kthehet në krenari kombëtare për Shqipërinë e Kosovën”.

Për të pritur Bashën kishin dalë qindra banorë të zonës, por kreu i selisë blu u bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në garën e parë sezonale të botërorit 2021 të Formula…