Basha nga Lezha ‘sulmon’ Berishën për shkatërrimin e PD-së

04 qershor 2023 | 11:21

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me demokratë të Lezhës.

Ai tha se ‘lufta’ që nisi brenda PD-së për interesa personale të një personi dëmtoi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve.

“Unë e bëra përpjekjen time, duke bërë një hap pas për ta ndaluar këtë luftë, por asgjë nuk ndryshoi. Lufta vazhdoi, akuzat, mashtrimet ndaj meje dhe kujdo që nuk ishte dakord që ne të sakrifikonim marrëdhëniet me SHBA dhe Britaninë e Madhe për interesat e një personi, u shpall armik, i shitur, i blerë, peng e gjithfarë lloj sulmesh”, ka thënë ai.

Basha ka thënë se ai nuk ia kthej me të njëjtën gjuhë. “Jo se s’kam çfarë të them, por sepse e dija se një luftë e tillë do të shkatërronte Partinë Demokratike. Ajo që shpresova me tërheqjen dhe me heshtjen time nuk ndodhi! Gjërat u përkeqësuan edhe më tej. 14 maji e faktoi këtë!”.

“Por sot është e qartë se çfarë i duhet Partisë Demokratike, se çfarë presin shqiptarët prej saj. Nuk ka asnjë dyshim që Partia Demokratike është e vetmja forcë që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri ??. Natyrisht siç ka ndodhur edhe më parë, me mbështetjen e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE-së”, ka theksuar Basha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
116 bimë kanabis sativa janë zbuluar në fshatin Vukpalaj të…