Basha një ditë pas protestës: Forca jonë është bashkimi
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, një ditë pas protestës se opozitës shqiptare, ka thënë se nuk do ta bëjnë asnjë hap pas deri në fitoren kundër pushtetit aktual.
Basha ka thënë se nuk do ta japin as demokracinë dhe as nuk do t’i dorëzojnë liritë e tyre.
“Ne jemi populli i Evropës, ne jemi populli i lirisë, ne jemi populli i demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu. Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërinë dhe kombin tonë. Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Evropa. Asnjë hap pas! #ShqipëriasiEuropa”, ka shkruar Basha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/