Basha nuk i thotë jo dialogut me PS-në për reformën zgjedhore
18 shtator 2019
| 14:47
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është shprehur kundër uljes në tryezë me Partinë Socialiste për reformën zgjedhore.
Ndonëse ka pranuar se nuk ka ende një ftesë zyrtare, Basha ka thënë se kur ajo të mbërrijë do të diskutohet dhe më pas do të marrë një vendim përfundimtar.
“Po t’i shikojmë ftesat, se ftesat po bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër”, ka deklaruar Basha.