Basha: PD, mbështetje pa kushte SPAK-ut
Kryetari i Patisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Vlorë nga ku deklaroi se i jep mbështetje pa kushte SPAK-ut. Po ashtu ai paralajmëroi edhe publikimin e programit.
“Në funksion të barazisë para ligjit, PD i jep mbështetje pa kushte SPAK”, tha ai.Sipas tij, koha tregoi se forca e vërtetë e kësaj force politike nuk qëndroi kurrë tek njëshi, apo te dyshi apo te treshi.
“Forca e vërtetë e Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë motivi i bashkimit në këtë familje, që është t’i shërbejmë njerëzve, të jemi këtu me njerëzit dhe për njerëzit. Lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët. Janë njerëzit të cilët i përkasin familjeve të mëdha të Vlorës, të cilët janë pronarët, të përndjekurit, intelektualëve, profesionistëve, përfaqësuesve të sipërmarrjes”, tha Basha nga Vlora.Sipas Bashës, dëshpërimi tek qytetarët vjen në radh të parë nga prishja e drejtpeshimit politikë për shkak të mos qenies të opozitës shqiptare në krye të detyrës.“Fakti është se PD u mbërthye në një vorbull, demokratët u shtynë drejt një strategjie dobësimi të opozitës në themel të së cilës qëndronte urrejtja, lincimet, agresioni brenda llojit. Nëse kohën më të mirë të ditës e humb duke u zënë vëllai me vëllain, sigurisht që vuan familja. Në qoftë se zë ekranet, hapësirën sociale duke dëmtuar imazhin e PD, pasojat i paguajnë demokratët dhe shqiptarët”, tha ai.