Basha pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë
29 gusht 2019
| 12:03
Mesfushori nga Kosova, Migjen Basha ka konfirmuar pensionimin nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Lajmin për pensionim e ka konfirmuar mesfushori nga Suhareka, i cili thotë se ka ardhur momenti për t’iu përkushtuar më tepër familjes së tij.
“Mendoj që ka ardhur momenti i duhur për mua që t’i dedikoj më tepër kohë familjes time. Por, në të njëjtën kohë, t’i japim mundësinë edhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar”, ka shkruar Basha në “Facebook”.
“Dua të falënderoj nga zemra të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqtë e mi gjatë këtyre viteve. Falënderoj stafin teknik të ekipit kombëtar dhe Federatën shqiptare të futbollit për mundësinë”, ka shtuar Basha.