
Basha përkujton Olldashin
20 nëntor 2018
| 11:24
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka përkujtuar ish-zyrtarin e lartë të kësaj partie, Sokol Olladashi, i cili kishte humbur jetën tragjikisht pesë vite më parë.
“Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli,i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij. Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues”, ka shkuar Basha në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/