Basha: Po punoj për një PD të bashkuar

31 mars 2022 | 13:47

Në daljen e tij të parë për mediat pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha është përgjigjur në disa pyetje të gazetarëve.

Basha ka thënë se është duke punuar për një parti të bashkuar rreth vlerave dhe që të jetë alternativë për njerëzit.

Basha ka thënë se do të marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar për t’i shërbyer atij dhe jo presionit. Ai është shprehur se PD-ja nuk mund të jetë një alternativë në kundërthënie me aleatët strategjikë.

“Ajo që dua t’ju them është që po punoj dhe do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave që të jetë alternativë për njerëzit. Që të jetë alternativë për njerëzit do të thotë të punojë për njerëzit, të tejkalojë interesat personale për të cilat kam vendosur marrë vendimin që jeni të njohur të gjithë, atë të dorëheqjes nga kryetari i PD-së a. Por jo të heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. PD-ja duhet të kthehet në alternativë dhe shpresë për njerëzit. Unë do të punoj ditë përditë që një PD të kthehet në shpresë dhe alternativë për njerëzit, alternativë që nuk mund të jetë në kundërthënie me aleatët tanë strategjikë, pa ndihmën e të cilëve nuk do të kishim arritur asgjë këto 30 vite”, ka thënë Basha, duke shtuar  se “ujërat mund të jenë akoma të turbullta, por do të qartësohen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar të enjten…