Basha publikon foton nga tregu në Tiranë: Grumbullime si këto janë të rrezikshme

21 mars 2020 | 12:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se grumbullimet e njerëzve këtë të shtunë për t’u furnizuar janë shumë të rrezikshme.

Basha publikoi nëllogarinë e vet në “Facebook” një foto që ilustron grumbujt e qytetarëve, Basha deklaroi se në këtë mënyrë po hidhet poshtë çdo sakrificë.

“Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!

Natyrisht që njerëzit duhet të blejnë gjërat e domosdoshme, duhet të marrin shërbimet esenciale, ju duhet të kryejnë disa pagesa, por grumbullime si këto janë të rrezikshme. Kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin. Të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani.

Ndaj duhet një analizë objektive, bazuar mbi praktikat më efektive deri tani: Si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike POR duke shmangur çdo dalje të panevojshme, radhët e gjata dhe grumbullimet masive.

Asgjë nuk është e lehtë. Por gjithçka duhet bërë që të shmangim dhe ngadalësojmë sa mundemi përhapjen e COVID 19.

Të dashur qytetarë! Qëndroni në shtëpi! Duke respektuar distancimin social, izolojmë virusin. Kështu i japim shans vetes dhe të afërmve tanë ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë gjendje dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit!”, ka shkruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të forumeve virtuale të cilat po organizohen nga…