Basha, qytetarëve të Vlorës: Rama ju ka harruar
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha nga Vlora e ka akuzuar kryeministrit Edi Rama për mosmbatje të premtimeve.
“Normal se kur është puna për të liruar vrasësin e katër policëve, shteti është në këmbë. Kështu është kur e lidh fatin me gjushët, niçet, xhafët, dajtët, nuk kujtohesh për popullin”, ka thënë Basha.
Bashe e ka akuzuar Ramën se ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, ndërsa ka folur për përgjime të reja që implikojnë kryeministrin e Shqipërisë.
“Edi Rama po qeveris me mandat të vjedhur dhe kjo është e provuar plotësisht tashmë, me përgjimet e trafikantëve. Madje ka akoma përgjime të reja, që do të publikohen shumë shpejt dhe tregojnë bashkëpunimin e bandës në pushtet, me krimin e organizuar, për blerjen e votave”, ka thënë Basha.
Si kryeministër në hije, Basha është zotuara para vlonjatëve se po nuk i mbajti premtimet, do të largohet, duke vendosur një standard të ri politik në vend.
“Këto që po them nuk janë më premtime, por janë plane konkrete, të cilët do të zbatohen menjëherë sapo të vijmë në pushtet. Nëse nuk i realizoj dot, atëherë ju jap fjalën se do të largohem, duke vendosur edhe një standard të ri politik në vend”, ka thënë Basha.