Basha: Rama vazhdon të mendojë vetëm për karrigen e tij
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka thënë se qytetarët shqiptarë janë goditur rëndë nga pandemia ekonomike.
Për gjendjen e bizneseve, Basha e ka bërë përgjegjës kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas tij, Rama nuk është duke menduar për shqiptarët, por vetëm për karrigen e tij.
“Në Tiranë qytetarë dhe sipërmarrës ndanë shqetësimin për rrënimin e ekonomisë familjare dhe biznesit të vogël. Taksat e larta, rënia drastike e konsumit dhe mungesa ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme. Qytetarët dhe bizneset janë goditur rëndë nga pandemia ekonomike që ka prekur shumicën e shqiptarëve që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. RAMAVIRUSI vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij, ndërkohë që mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura”, ka shkruar Basha në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2656732574561920/