Basha: Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës
19 korrik 2019
| 18:44
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka thënë se dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu, i cili atdheun e vënë mbi gjithçka.
“Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova evropiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”, ka thënë Basha.