
Basha reagon pas kidnapimit të tre policëve: Kjo nuk na ndalë në rrugëtimin për ta shtrirë sovranitetin
14 qershor 2023
| 16:14
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kërkuar nga Serbia që t’i lirojë urgjentisht tre policët e Kosovës të arrestuar nga forcat speciale serbe brenda territorit të Kosovës.
Basha ka shkruar në “Facebook” se sjelljet e tilla vetëm sa e eskalojnë situatën.
“Sjelljet e tilla kriminale vetëm çka eskalojnë situatën, por asnjëherë nuk frikojnë Policinë tonë, dhe as nuk na ndalin në rrugëtimin tonë në shtrirjen e sovranitetit”, ka shkruar Basha.