Basha rizgjidhet kryetar i PD-së me 81% të votave

14 qershor 2021 | 11:30

Lulzim Basha është rizgjedhur për një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Nga rezultatet paraprake të procesit të një dite më parë, Basha ka marrë mbi 32 mijë e 800 vota ose 81% të tyre.

Në vendin e dytë është renditur Agron Shehaj me mbi 6 mijë vota ose 15%.

2.4% e votave kanë shkuar për Edit Harxhin dhe 1.8% të tyre për Fatbardh Kadillin.

Sipas të dhënave paraprake, kanë ushtruar të drejtën e votës 54.7% e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Kurse, kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, ka deklaruar se procesi kishte shkuar pa probleme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete dje në Pejë,…