Basha: Rrini shlirë, s’ka Asociacion të Isa Mustafës
23 mars 2023
| 08:07
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale pas një debati që nisi si rezultat i një interviste të kryeministrit, i cili pranoi se në propozimin evropian ka Asociacion.
Megjithatë, Basha ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të ish-kryeministrit Isa Mustafa.
“Rrini sh’lirë sepse nuk do të ketë Asociacion të Isa Mustafës, qysh edhe nuk ka Isa Mustafë sot. Sa kthehet Mustafa, aq Asociacioni i tij”, ka shkruar Basha.