Basha shpall fitoren: Shqiptarët zgjodhën ndryshimin

25 prill 2021 | 21:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha është deklaruar pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Ai ka deklaruar se kjo është një fitore e qartë e popullit shqiptar.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë e popullit shqiptar, është një fitore e qartë për aleancën për ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit dhe unë kam besim të plotë te numëruesit dhe komisionarët që do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi me durim dhe sipas ligjit. Dhe siç kam thënë edhe në fillim të fushatës në fund të procesit Shqipëria fiton”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Washington Post i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të mbajtura…