Basha: Shqiptarët protestuan si në çdo vend kur shkelet Kushtetuta
19 dhjetor 2017
| 11:44
Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka deklaruar se dje shqiptarët brenda dhe jashtë Kuvendit kanë protestuar si në çdo vend evropian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia.
“Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në çdo vend evropian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia. E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka! #Liri #Demokraci #Drejtësi”, ka shkruar Basha në llogarinë e vet në “Facebook”.