Basha: Sikur zgjedhjet e lira të mbahen nesër, opozita është shumicë qeverisëse

30 korrik 2019 | 14:01

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka rikonfirmuar qëndrimin e pakthyeshëm të opozitës së bashkuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet legjitime vendore.

Duke i qëndruar kërkesës për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, Lulzim Basha ka deklaruar se të gjithë ata që u përfshinë në vjedhjen e votave, duhet të shkojnë përpara drejtësisë dhe prapa hekurave.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se sot opozita e bashkuar është shumicë qeverisëse edhe sikur zgjedhjet e lira e te ndershme të mbahen nesër”, theksoi Basha, duke shtuar se edhe socialistët e ndershëm i kanë  thanë jo babëzisë së Edi Ramës dhe sejmenit të tij Taulant Ballës, hajdutit të mineraleve, subvencioneve të fermerëve të Librazhdit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Bieberi ka treguar hapur mbështetjen e tij për vëllezërit…