Basha: Sot PD-ja ka humbur një politikan të përkushtuar
28 maj 2022
| 16:11
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të presidentit Bujar Nishani.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Basha.