Basha sulmon opozitën: Si duket janë prek shumë që e ndalëm dinarin!
16 shkurt 2024
| 15:39
Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar sërish reagimet vendore dhe ndërkombëtare për vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit.
Ai ka akuzuar opozitën, duke shkruar në “Facebook” se si duket po u pengon ndalimi i dinarit.
“Edhe opozita po ankohen për vendimin, si duket edhe këta janë prek shumë që e ndalëm dinarin! Opozitë e dashur, tregoni popullit që kur t’vini në pushtet keni me u koordinu edhe me kthy dinarin, zgjedhjet e Serbisë, barrikadat, kriptovalutat, e që besa edhe Radojçiqin se ju duhet me ua ba pushtetin!”, ka shkruar Basha.