Basha takohet me Konjufcën në selinë e KE-së: PD-ja do të jetë në krah të Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha është takuar në selinë e Këshillit të Evropës me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Me këtë rast, Basha nga Strasburgu ka bërë me dije se partia që drejton do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.
Ai ka thënë se do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kënaqësi të takoja në Këshillin e Evropës kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Unë dhe PD-ja do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”, ka shkruar Basha në “Facebook”.