Basha takohet me Konjufcën: PD-ja i ofron mbështetje të plotë të Kosovës

07 qershor 2021 | 13:40

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha.

Gjatë një deklarate të përbashkët për medie, Basha ka nënvizuar mbështetjen e PD për të gjitha sfidat e Kosovës.

“E  sigurova për mbështetje e plotë të PD-së në të gjitha sfidat me të cilat përballen institucionet e Kosovës. Mbi të gjitha me qëndrimin krah për krah për përballjen e sfidave të tjera ku prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, dhe përfundimi me sukses i dialogut me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Basha.

Ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca, e ka vlerësuar si shumë të frytshëm takimin me Bashën. Ai ka thënë se fokusi kryesor i bisedës ishte dialogu me Serbinë.

“Jemi shumë të nderuar për pritjen një selinë e PD-së të Shqipërisë nga kryetari i saj. Patëm një takim shumë të frytshëm duke trajtuar temat më të rëndësishme. Fati i shteteve tona është i përbashkët meqenëse ne jemi një komb. Në veçanti prekëm dialogun me Serbinë në të cilën Kosova po përballet me qëndrimet e Serbisë që synon të krijojë një entiteti të kontrolluar nga Beogradi. Më gëzoi fakti që qëndrimet e PD janë të rëndësishme për Kosovën. Këto na ndihmojnë në proceset e ardhshme. Vetëm duke pasur një pozicion unik të dy shtete tona mund të ketë sukses. Me zëra të ndarë , me qëndrime kundërthënëse kemi përjetuar vetëm dëme. Sa më të unifikuar të jenë qëndrimet ton do të jetë më e lehtë për ne”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua me vello është parë në një aeroplan që…