Basha takohet me Kurtin në Prishtinë, ja për çfarë biseduan

20 korrik 2020 | 17:31

Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilin ka thënë se ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike rajonale.

Basha ka thënë se e ka siguruar Kurtin se PD-ja do të jetë në krah të Kosovës dhe atë në të gjitha proceset.

“Theksova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e mos cenimit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe arritjen e një marrëveshjeje që do të çojë në njohjen respektive, mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”, ka shkruar Basha në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Bashës:

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ndava disa orë të këndshme me Lryetarin e LV Albin Kurti, ku diskutuam për të gjitha zhvillimet e rëndësishme ekonomike, politike dhe rajonale.

U ndalëm gjerësisht në bisedën tonë tek situata ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Është shumë e rëndësishme që të koordinojmë përpjekjet dhe të ndërmarrim nisma të përbashkëta, për sa i përket përballjes në aspektin shëndetësor të COVID-19, por edhe për situatën ekonomike, e cila ka sjellë probleme të shumta. Me fokus të veçantë nënvizuam rëndësinë e hapave që duhen ndërmarrë për të ndalur largimin e dhimbshëm të të rinjve, e për t’u krijuar atyre mundësi të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri e Kosovë.

Ndamë të njëjtin mendim, se nevojitet një intensifikim i bashkëpunimit mes dy vendeve, projekte dhe nisma konkrete, dhe jo ide që mbeten në letër.

E sigurova zotin Kurti, se unë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, sot në opozitë dhe nesër në drejtim të vendit, do të jemi në krah të Kosovës, dhe maksimalisht të angazhuar për t’i ofruar çdo ndihmë, dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të saj.

Theksova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e mos cenimit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe arritjen e një marrëveshjeje që do të çojë në njohjen respektive, mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

(L.G/ Epoka e re)

Image may contain: 2 people, people sitting, table and suitImage may contain: one or more people, people sitting and tableImage may contain: 5 people, people standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në kuadër…